Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Pas suksesit të serialit The Summer I Turned Pretty në Amazon Prime Video, autorja Jenny Han ka konfirmuar se historia do të marrë një mbyllje të madhe në kinema. Në një paraqitje televizive, Han tregoi se projekti filmik është në zhvillim, por nuk do të vijë shpejt. Një premierë në vitin 2026 është tashmë e përjashtuar, duke e shtyrë mundësinë më të hershme të publikimit për vitin 2027.
Han ka zbuluar se ajo dhe bashkë-skenaristja Sarah Kucserka kanë përfunduar një draft të parë të skenarit, por procesi i xhirimeve ende nuk ka nisur. Përpos punës kreative, një tjetër sfidë mbetet koordinimi i orareve të aktorëve kryesorë, Lola Tung, Christopher Briney dhe Gavin Casalegno, të cilët tashmë janë të angazhuar në projekte të reja.
Edhe pse pritja do të zgjasë, fansat mund të presin një fund të kujdesshëm e të plotë për historinë e Belly-t dhe dashurinë e saj, që për vite ka ndarë audiencën mes Conrad dhe Jeremiah. Filmi premton të shërbejë si një përmbyllje e denjë e një prej sagave më të ndjekura të zhanrit YA.