Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

“Tron: Ares” pritet të thyejë rekorde me premierën në tetor

Film  |  19.09.2025 Ora 8:00   

Filmi i tretë i sagës ikonike të “Tron” do të debutojë më 10 tetor dhe sipas projeksioneve, mund të arrijë mbi 44 milionë dollarë vetëm në fundjavën e parë të shfaqjes. “Tron: Ares”, me aktor kryesor Jared Leto, sjell një qasje të re në histori: një program i sofistikuar hyn në botën reale, ndryshe nga filmat e mëparshëm ku njerëzit futeshin në botën virtuale.

Krahas Jared Leto-s, në film luajnë edhe Greta Lee, Evan Peters, Hasan Minhaj, Gillian Anderson dhe Jeff Bridges. Përvoja vizuale pritet të jetë spektakolare, pasi filmi është xhiruar posaçërisht për ekranet IMAX – format që ka ndihmuar disa prej filmave më të mëdhenj të këtij viti të kalojnë pritshmëritë në arkë.

Me këtë kombinim të kastës së njohur dhe teknologjisë vizuale, “Tron: Ares” shihet si pretendenti kryesor për të shënuar suksesin më të madh në historinë e kësaj franchise.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing