Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Hailey Bieber rrëfen ndikimin e stresit në trupin e saj mes problemeve financiare të Justin Bieber

Të Tjera  |  18.07.2025 Ora 16:52   
Hailey Bieber ka folur hapur për ndikimin që stresi ka pasur në shëndetin e saj, ndërsa bashkëshorti i saj, Justin Bieber, përballet me çështje të ndërlikuara financiare.

Në një postim në Instagram, ajo ndau me ndjekësit një fotografi të fytyrës së saj me shenja të dermatitit perioral, një skuqje që, sipas saj, është përkeqësuar për shkak të stresit, mungesës së gjumit dhe ndryshimeve hormonale. 28-vjeçarja tregoi se ndjek një rutinë shumë të thjeshtë për kujdesin ndaj lëkurës, që përfshin produkte të përzgjedhura me kujdes, mes tyre edhe nga linja e saj “Rhode”, e cila së fundmi u shit për 1 miliard dollar (rreth 910 milionë euro), shkruan DailyMail.

Këto rrëfime vijnë në një periudhë kur Justin është përballur me lajme rreth detyrimeve milionëshe ndaj ish-menaxherit të tij, Scooter Braun, dhe dyshimeve se ai do të mbështetej financiarisht te Hailey për t’i përmbushur këto pagesa. Përfaqësuesit e Hailey mohuan këto spekulime, duke theksuar se shitja e “Rhode” ishte një arritje personale dhe e pavarur nga bashkëshorti i saj. Ndërkohë, Justin ka publikuar albumin e tij të ri “Swag”, me mbështetjen e plotë të Hailey, e cila ka qëndruar pranë tij gjatë gjithë procesit krijues. Përkundër sfidave të fundit, çifti duket se po përpiqet të ruajë unitetin në jetën personale dhe profesionale.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing