Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Britania u jep të drejtë vote 16-vjeçarëve

Të Tjera  |  18.07.2025 Ora 7:49   

Qeveria britanike ka njoftuar se do t’i lejojë qytetarët nga mosha 16 vjeç që të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme, duke realizuar një nga premtimet kryesore të Partisë Laburiste.

Kryeministri Keir Starmer deklaroi se kjo masë është e arsyeshme, pasi të rinjtë e kësaj moshe janë tashmë të aftë për të punuar dhe për të paguar taksa, prandaj duhet të kenë të drejtën të vendosin për politikat dhe qeverinë që do t’i përfaqësojë.

Legjislacioni përkatës do të dorëzohet në Parlament, ku Laburistët kanë shumicën e nevojshme për miratim.

Me këtë ndryshim, Britania i bashkohet një numri të vogël vendesh që lejojnë votimin në moshën 16-vjeçare, përfshirë Austrinë, Argjentinën, Brazilin, Ekuadorin dhe Kubën.

Ky hap shihet si pjesë e një reforme më të gjerë për ta rritur përfshirjen qytetare, në një kohë kur dalja në zgjedhje ka qenë në rënie të vazhdueshme.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing