Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Në prag të zgjedhjeve kombëtare, qeveria japoneze ka krijuar një task-forcë të re për të menaxhuar sfidat e integrimit të të huajve në vend. Zyra e re, e quajtur “Zyra për Promovimin e Bashkëjetesës së Harmonishme me Qytetarët e Huaj”, do të adresojë çështje që lidhen me emigracionin, blerjet e pasurive nga të huajt, dhe përfitimet nga sistemet publike.
Kryeministri Shigeru Ishiba tha se do të merren masa të rrepta ndaj atyre që nuk respektojnë ligjet dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së rendit publik.
Ky hap shihet si përpjekje për të frenuar ndikimin e partive të vogla me retorikë nacionaliste, të cilat po fitojnë terren me mesazhe anti-emigracion.
Megjithatë, sociologët japonezë paralajmërojnë se ndjenjat negative ndaj të huajve janë kryesisht të bazuara në perceptime të gabuara. Statistikat tregojnë se niveli i krimit nuk ka pësuar rritje përkundër shtimit të turistëve dhe të huajve rezidentë.
Ekspertët thonë se izolimi i Japonisë në një kohë kur po përballet me një krizë të madhe demografike mund të ketë pasoja serioze për ekonominë dhe fuqinë punëtore.