Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Donnarumma ia theu këmbën: Musiala del me video-mesazh për italianin

Sport  |  09.07.2025 Ora 16:37   
Jamal Musiala ka kërkuar që të mos fajësohet askush për lëndimin e tij.

Mesfushori i Bayern Munichu postoi një video-mesazh në rrjetet sociale.Më parë, Musiala iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për një frakturë të fibulës që pësoi në një përplasje me portierin e PSG-së, Gianluigi Donnarumma, në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Botës për Klube (0–2).

“Faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen që kam marrë nga të gjithë ju. Do të thotë shumë për mua”, ka thënë fillimisht talenti gjerman.

“Është mirë të shohësh botën e futbollit të bashkohet në momente si kjo dhe e vlerësoj vërtet këtë. Operacioni shkoi mirë.Jam nën mbikëqyrje të ngushtë. Dua të them se nuk ka askush për t’u fajësuar për atë që ndodhi. Këto situata ndodhin dhe tani kam ndërmend ta shfrytëzoj këtë kohë për të rifituar forcën dhe mentalitetin tim pozitiv. Pres me padurim t’ju shoh përsëri”, përfundon mesazhin e tij Musiala.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing