Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

FIFA me darkë gala për Botërorin e Klubeve: Rita Ora në mesin e të ftuarve

Sport  |  09.07.2025 Ora 16:13   
Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, do të jetë e ftuar speciale në darkën gala që FIFA do të organizojë të enjten në New York, për nder të Botërorit të Klubeve. Mbrëmja do të zhvillohet në ambientet luksoze të Cipriani Wall Street dhe është organizuar në bashkëpunim me platformën “Big Art Festival”. Artistja shqiptare nuk do të jetë aty vetëm si e ftuar nderi, por edhe si performuese kryesore, ku do të mbyllë mbrëmjen me një paraqitje muzikore.

Prania e saj në këtë event thekson rëndësinë e ndërthurjes së sportit me artin dhe kulturën në nivel ndërkombëtar. Sipas njoftimeve zyrtare, kjo darkë gala do të mbledhë bashkë legjenda të futbollit botëror, përfaqësues të udhëheqjes më të lartë të FIFA-s, si dhe figura me ndikim nga bota e biznesit, modës dhe kulturës. Kjo mbrëmje nuk është e rezervuar vetëm për elitën, qytetarët e zakonshëm gjithashtu mund të marrin pjesë duke blerë bileta që variojnë nga 1000 deri në 3000 dollarë.

Kjo prani e Orës në një event të organizuar nga FIFA e pozicionon edhe një herë këngëtaren shqiptare në skenën e ngjarjeve më prestigjioze ndërkombëtare, duke e bërë atë ambasadore të suksesshme të kulturës dhe muzikës në botë. Ndërkaq, FIFA është vënë në qendër të kritikave pas thirrjeve për ndryshimin e orareve të fillimit të ndeshjeve në Kampionatin Botëror 2026, për shkak të rrezikut të lartë nga temperaturat ekstreme që pritet të prekin disa qytete pritëse në Amerikën e Veriut.

Sipas FifPro, sindikata globale e futbollistëve që përfaqëson mbi 70,000 lojtarë profesionistë, ndeshjet që do të zhvillohen në mesditë dhe pasdite në qytete si Miami, Monterrey dhe Kansas City duhen shtyrë në orare të vona, për të mbrojtur shëndetin e sportistëve. Ju shuajmë një kuriozitet.

Rita Ora ka zbuluar se ishte ajo që i propozoi burrit të saj, Taika Waititi, gjatë një udhëtimi romantik në Palm Springs. Këngëtarja, 34 vjeçe, e cila u martua me regjisorin 49-vjeçar në vitin 2022, tregoi historinë në podcastin “Begin Again” të Davina McCall, duke shpjeguar se si theu traditën dhe mori vetë iniciativën për propozimin. Ajo tha: “E bëra gjithë gjënë vetë. Ishim në një dhomë hoteli në Palm Springs, një nga ato të bukurat, luksoze, e mbushur me tullumbace dhe tortë, që është gjëja ime e preferuar në botë”.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing