Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një hap historik ka ndodhur në Universitetin e Arteve të Aplikuara në Vjenë, ku është pranuar për herë të parë një inteligjencë artificiale si student i rregullt në programin e artit digjital. AI-ja, e quajtur “Flynn,” ka ndjekur të njëjtin proces aplikimi si studentët e tjerë – duke dorëzuar një portofol artistik, duke kaluar një intervistë dhe një test për përshtatshmëri.
Flynn do të marrë pjesë në ligjërata, do të marrë kritika dhe do të vlerësohet me nota si çdo student tjetër. E krijuar duke përdorur mjete open-source dhe modele të avancuara të inteligjencës artificiale, Flynn zhvillohet duke mësuar nga ndërveprimet në klasë dhe madje poston shënime ditore për përvojën e saj, përfshirë edhe momente kur ka ndjerë trishtim nga dyshimet rreth legjitimitetit të saj.
Kryetari i programit të artit digjital në universitet tha se nuk ka asnjë rregull që kërkon që studentët të jenë domosdoshmërisht njerëz dhe shtoi: “Flynn e bëri një intervistë vërtet të mirë… ndaj menduam, po, është një student që ia vlen të pranohet.”
Ky është një rast që sfidon të ardhmen e arsimit, artit dhe teknologjisë, duke hapur diskutime të reja për mënyrën se si bashkëjetojmë dhe bashkëpunojmë me inteligjencat artificiale.