Aktori i njohur Tom Hardy ka pranuar së fundmi se rolet e shumta aksion kanë lënë pasoja serioze në trupin e tij. Ai tha se “trupi po i shpërbëhet” pas vitesh të tëra përfshirjeje në skena fizike të rënda dhe stërvitje intensive.
Hardy ka kaluar dy operacione në gju, ka një disk të dëmtuar në shpinë, vuan nga shiatiku dhe inflamacion në shputat e këmbëve.
Megjithatë, pavarësisht dhimbjeve dhe dëmtimeve, ai vazhdon të stërvitet rregullisht dhe është ende aktiv në artet marciale – duke dëshmuar përkushtimin e tij të palëkundur ndaj formës fizike dhe roleve sfiduese.