Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Trupat tanë lëshojnë një dritë të padukshme sa jemi gjallë – shkencëtarët zbulojnë fenomenin misterioz që ndalon pas vdekjes

Kuriozitete  |  22.05.2025 Ora 14:31   
Një zbulim i habitshëm nga shkencëtarët ka treguar se të gjitha qëniet e gjalla – përfshirë njerëzit, kafshët dhe bimët – lëshojnë një dritë shumë të zbehtë, të padukshme për syrin e njeriut, të quajtur (në shqip) “emision fotonësh ultra të dobët”.

Kjo dritë zhduket plotësisht pas vdekjes. Përmes një sistemi shumë të ndjeshëm kamerash, studiuesit kanë arritur ta zbulojnë këtë ndriçim te minjtë dhe bimët.

Ata zbuluan se drita ishte shumë më e fortë te indet e gjalla dhe rritej ndjeshëm kur bimët i nënshtroheshin stresit ose trajtimeve kimike.

 Kjo sugjeron se kjo dritë mund të përdoret si tregues i shëndetit apo gjendjes biologjike të organizmit. Ndryshe nga biolumineshenca klasike – si ajo e xixëllonjave apo disa lloje peshqish – kjo dritë buron nga procese në nivel kuantik brenda qelizave.

Studiuesit besojnë se ky fenomen mund të sjellë një mënyrë krejt të re, jo invazive, për të monitoruar gjendjen jetësore të organizmave në kohë reale. Ky zbulim mund të hapë rrugën për aplikime në mjekësi, bujqësi dhe shkencat biologjike, duke ofruar një dritare të re për të kuptuar jetën dhe vdekjen në nivelet më të thella të natyrës.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kuriozitete

Marketing