Një sondazh i fundit zbuloi një fakt interesant (dhe paksa qesharak) për mënyrën si njerëzit hanë sot: 77% e pjesëmarrësve thanë se nuk nisin ushqimin pa gjetur më parë diçka për të parë në TV, telefon apo laptop!
Pra, për shumicën dërrmuese, një serial, video në YouTube apo ndonjë emision argëtues është shoqërues i domosdoshëm i vakteve të përditshme.
Vetëm 23% e të anketuarve thanë se preferojnë të përqendrohen vetëm në ushqim, pa shpërqendrime vizuale.
Ky rezultat pasqyron një trend gjithnjë e më të përhapur në jetën moderne, ku teknologjia dhe argëtimi bëhen pjesë e çdo momenti – madje edhe i atyre që dikur ishin më të qetë, si ngrënia.