Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Final Destination: Bloodlines arkëton mbi 20 milionë dollar në ditët e para në kinema

Film  |  19.05.2025 Ora 8:24   
Në një fitore të tretë radhazi, Warner Bros. po bën një biznes të shkëlqyer në arkë falë filmit të New Line, të vlerësuar nga kritika, Final Destination: Bloodlines.

Filmi mbinatyror horror-thriller kryesoi listën e të premtes me 20.8 milionë dollarë nga 3,523 kinema, duke përfshirë 5.5 milionë dollarë në premierat e së enjtes, për një hapje të vlerësuar të franshizës në rangun prej 46 milionë deri në 48 milionë dollarë. Kjo është më se e mjaftueshme për të dalë në vendin e parë, si dhe për të ringjallur me sukses një franshizë të fjetur prej kohësh që iu prezantua audiencës për herë të parë një çerek shekulli më parë. Pjesa e fundit, Final Destination 5, u publikua në vitin 2011 dhe u hap me 18 milionë dollar.

I përqafuar si nga kritikët ashtu edhe nga publiku, Bloodlines është drejtuar nga Adam Stein dhe Zach Lipovsky. Kaitlyn Santa Juana shfaqen në rol si një grua e re që zbulon se gjyshja e saj ishte në gjendje të mashtronte vdekjen dhe të shpëtonte shumë jetë, megjithëse me pasoja të frikshme. Teo Briones, Richard Harmon, Owen Patrick Joyner, Anna Lore Tony Todd, Gabrielle Rose, Brec Bassinger dhe Max Lloyd-Jones gjithashtu luajnë.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing