Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kupa Botërore e Femrave e FIFA-s do të zgjerohet në 48 ekipe në vitin 2031

Sport  |  12.05.2025 Ora 8:17   

FIFA ka vendosur zyrtarisht që Kupa e Botës për femra do të zgjerohet nga 32 në 48 ekipe duke filluar nga viti 2031. Ky vendim e vendos turneun në të njëjtin nivel me versionin e meshkujve, që gjithashtu do të zgjerohet në 48 ekipe për edicionin e vitit 2026.

Formati i ri do të përfshijë 12 grupe dhe gjithsej 104 ndeshje, krahasuar me 64 sa janë aktualisht. Turneu do të zgjasë një javë më shumë për të akomoduar këtë zgjerim.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, tha se ky hap përtej rritjes së numrit të ekipeve, është një përpjekje për të përfshirë më shumë shtete në zhvillimin e futbollit të femrave në nivel global.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë favoritët kryesorë për të pritur edicionin e vitit 2031, ndërsa Mbretëria e Bashkuar mund të mirëpresë Kupën e Botës në vitin 2035.

Gjithashtu, FIFA njoftoi krijimin e një ekipi të refugjateve për femrat afgane, si pjesë e një strategjie të re për të mbështetur të drejtën e vajzave për të luajtur futboll, përkundër ndalimeve në vendin e tyre nga regjimi i talebanëve.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing