Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Cristiano Ronaldo Jr., djali 14-vjeçar i legjendës së futbollit Cristiano Ronaldo, është thirrur për herë të parë në përfaqësuesen U-15 të Portugalisë, për turneun ndërkombëtar “Vlatko Marković” që zhvillohet në muajin maj.
Talenti i ri do të përfaqësojë Portugalinë përballë ekipeve si Japonia, Greqia, Anglia dhe një përballje tjetër në Kroaci. Ronaldo Jr. aktualisht është pjesë e akademisë së Al-Nassr në Arabinë Saudite, ku aktivizohet edhe babai i tij që nga dhjetori i vitit 2022.
Karriera e tij ka ndjekur rrugën e yllit të famshëm – duke luajtur më parë në akademitë e klubeve elitare si Real Madrid, Juventus dhe Manchester United. Në rrjetet sociale është bërë viral për golat dhe për mënyrën si feston me stilin e famshëm “Siu”, njësoj si babai.
Pas publikimit të listës zyrtare, Ronaldo Sr. ndau një foto në Instagram me fjalët: “Krenar me ty, bir!” – ndërsa përfaqësuesja portugeze postoi një foto të të dyve me mbishkrimin: “ADN-ja e Portugalisë”.