Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rikthehet ndërtimi i Goldin Finance 117 në Kinë, pas një dekade

Bota  |  25.04.2025 Ora 7:54   

Një ndërtesë që synonte të bëhej më e larta në Kinë dhe një prej më të lartave në botë, mund të përfundojë më në fund pas gati 10 vitesh pauzë. Goldin Finance 117 në qytetin Tianjin, e njohur edhe si “shkopi ecës”, pritet të rifillojë ndërtimin javën e ardhshme, sipas mediave shtetërore kineze.

Me një lartësi prej 597 metrash dhe 117 kate, ajo do të ishte ndërtesa më e lartë në Kinë kur nisi ndërtimi në vitin 2008. Por pas krizës financiare në vitin 2015, punimet ndaluan dhe kompania ndërtuese Goldin Properties shkoi drejt falimentimit. Arkitektët P&T Group parashikonin që kjo superndërtesë të kishte zyra, një hotel me pesë yje, një pishinë dhe një hapësirë vëzhgimi në majë të saj.

Sipas një lejeje të re ndërtimi, që ka vlerën rreth 78 milionë dollarë, duket se emri i zhvilluesit të mëparshëm është larguar dhe projekti do të vazhdohet nga kompani të reja shtetërore. Nuk dihet nëse planet e mëparshme për përdorimin e ndërtesës do të mbeten të njëjta.

Kina, e cila ka ndaluar ndërtimin e kullave mbi 500 metra për shkak të kostove të larta dhe ndikimit të ulët ekonomik, duket se po përpiqet të rikthejë besimin në tregun e pasurive të paluajtshme përmes projekteve simbolike. Njëkohësisht, është konfirmuar se edhe një tjetër gratacelë, Chengdu Greenland Tower (468 m), do të rifillojë punimet pas ndalesës së vitit 2023.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se këto projekte nuk janë domosdoshmërisht të qëndrueshme ekonomikisht. “Këto janë më shumë sinjale për të treguar që tregu është ende gjallë”, tha profesori i së drejtës Qiao Shitong nga Duke University.

Nëse përfundon në vitin 2027, Goldin Finance 117 do të jetë ndërtesa e tretë më e lartë në Kinë dhe e gjashta në botë — për sa kohë që gratacela 1 km e lartë në Arabinë Saudite dhe Burj Azizi në Dubai nuk përfundojnë më parë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Bota

Marketing