Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kina po hap urën më të lartë në botë

Bota  |  16.04.2025 Ora 8:04   

Harrojeni Golden Gate-in dhe urën e Sidneit – Kina po përgatitet të hapë urën më të lartë në botë në qershor. Bëhet fjalë për Ura e Kanionit të Madh Huajiang, një tjetër arritje mbresëlënëse inxhinierike nga vendi që po investon fuqishëm në infrastrukturë.

Kjo urë ndodhet në Guizhou, në jugperëndim të Kinës, një zonë me terren të thepisur dhe të vështirë. Ajo ngrihet 625 metra mbi nivelin e lumit, që është rreth 289 metra më e lartë se Millau Viaduct në Francë, ura që mban aktualisht rekordin.

Ura pritet të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen në këtë rajon malor, duke shkurtuar kohën e udhëtimit nga dy orë në vetëm një minutë! Ndërtimi i saj ka filluar më 18 janar 2022 dhe pritet të përfundojë më 30 qershor 2025. Struktura është një urë pezulluese me gjatësi totale prej 2.9 kilometrash dhe peshon rreth 22,000 tonë, sa tri Kullat Eiffel së bashku.

Sipas Zhang Shenglin, inxhinier kryesor i projektit:

“Kur të hapet, kjo urë që kalon ‘çaren e tokës’ do të jetë një tjetër simbol i fuqisë inxhinierike të Kinës.”

Guizhou është tashmë shtëpia e gati gjysmës së 100 urave më të larta në botë, duke e bërë këtë provincë një qendër të vërtetë për infrastrukturën ekstreme.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Bota

Marketing