Reperi i njohur Lil Nas X është shtruar në spital pasi humbi kontrollin mbi anën e djathtë të fytyrës.
Ai publikoi një video në Instagram ku shihet i shtrirë në shtrat spitali dhe tregon vështirësinë për të buzëqeshur apo qeshur normalisht.
Në mbishkrimin e videos shkroi: “Thjesht humba kontrollin e anës së djathtë të fytyrës.” Ndërsa nuk ka dhënë ende detaje të mëtejshme për gjendjen e tij, fansat dhe yje si Taraji P. Henson dhe Wanda Sykes i kanë uruar shërim të shpejtë.
Lil Nas pritet të publikojë albumin e tij të dytë, “Dreamboy”, gjatë këtij viti.