Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Shumica e njerëzve e lidhin kalciumin kryesisht me qumështin, por një alternativë shumë më e thjeshtë dhe e lirë mund të jetë edhe më e pasur me këtë mineral: sardelja e konservuar.
Sipas të dhënave ushqyese, sardines përmbajnë më shumë kalcium sesa një gotë qumështi. 100 gramë sardele me kocka mund të ofrojnë rreth 400 mg kalcium, ndërsa një gotë qumësht rreth 300 mg.
Kalciumi është i domosdoshëm për shëndetin e kockave, dhëmbëve, zemrës dhe sistemit nervor. Ai ndihmon në forcimin e strukturës së trupit dhe në parandalimin e sëmundjeve si osteoporoza.
Ekspertët theksojnë se të rriturit kanë nevojë për rreth 700 mg kalcium në ditë, ndërsa marrja e tepërt mund të sjellë probleme shëndetësore si shqetësime në stomak.
Sardelja gjithashtu është një alternativë e mirë për personat që nuk konsumojnë produkte qumështi, duke ofruar vlera të larta ushqyese në një formë të thjeshtë dhe të qasshme.