Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Duket se skena e famshme ku Jack Byrnes (Robert De Niro) i bën Greg Focker-it (Ben Stiller) një test të detektorit të gënjeshtrave nuk ishte vetëm ide e skenaristëve — por vetë De Niro e sugjeroi atë!
Gjatë një interviste me GQ, ai tregoi se e mori frymëzimin nga një mik i tij në CIA që i kishte treguar për këto teste. Këtë ide ia propozoi regjisorit Jay Roach dhe producentes Jane Rosenthal — dhe kështu lindi një nga skenat më qesharake të filmit.
Pra, përveç se një baba super mbrojtës në ekran, De Niro qenka edhe një krijues skenash legjendare!