Pak dramë në Oscar gjithmonë bën mirë… dhe Adam Sandler e mori me sportivitet shakatë për veshjen e tij casual.
Pasi moderatori Conan O’Brien e ngacmoi duke thënë se ishte “i veshur si një tip që luan video poker në orën 2 të mëngjesit”, Sandler bëri sikur u zemërua dhe u largua nga salla.
Por para se të dilte, ai iu afrua Timothée Chalamet dhe bërtiti “Chalamet”, ashtu siç kishte bërë më parë në Saturday Night Live, duke shkaktuar të qeshura në sallë.