Adrien Brody ka triumfuar përsëri në Academy Awards, duke fituar çmimin Oscar për rolin e tij në The Brutalist të Brady Corbet.
Në këtë film tre orë e gjysmë, Brody portretizon një emigrant hebre-hungarez fiktiv, i cili largohet nga Evropa pas Luftës së Dytë Botërore për të ndjekur ëndrrën dhe vizionin e tij për t’u bërë një arkitekt revolucionar.
Aktori fitoi Oscar-in e parë 22 vite më parë, duke u vlerësuar si aktori më i mirë në rol kryesor për dramën mbi Holokaustin, The Pianist.
Në moshën 29-vjeçare, ai mbetet ende fituesi më i ri i këtij çmimi prestigjioz.