Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kathleen Kennedy thyen heshtjen: Nuk do të tërhiqem nga Lucasfilm

Film  |  28.02.2025 Ora 8:18   
Presidentja e Lucasfilm, Kathleen Kennedy, ka sqaruar të ardhmen e saj mes zërave për dorëheqje të afërt. Në një intervistë për Deadline, Kennedy deklaroi qartë: “Nuk po tërhiqem. Nuk do të tërhiqem kurrë nga filmat. Do të vdes duke bërë filma.”

Ajo konfirmoi se vazhdon të punojë si producente për filmin The Mandalorian & Grogu dhe për projektin e ardhshëm të Shawn Levy — një film Star Wars që thuhet se do të ketë në rol kryesor Ryan Gosling.

Kennedy pranoi se ka nisur bisedimet me CEO-n e Disney, Bob Iger, dhe bashkëkryetarin Alan Bergman, për një plan të ardhshëm pasues, por theksoi se kjo është një diskutim afatgjatë dhe jo një sinjal për dorëheqje të menjëhershme.

Fansat e Star Wars, mund të marrin frymë lehtë — Kennedy mbetet në krye të Lucasfilm dhe projektet e reja galaktike janë në rrugë të mbarë!

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing