Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Sfungjer i kuzhinës mund të jetë parajsa perfekte për këto mikrobe

Shëndeti  |  19.02.2025 Ora 13:01   

Përse sfungjeri i kuzhinës është një mjedis ideal për bakteret dhe si ta pastroni atë në mënyrë më të sigurtë

Ne i përdorim sfungjerët për të pastruar enët që hamë, por shumë nuk janë të vetëdijshëm për faktin se ky mjet kuzhine mund të jetë një burim i madh bakteresh. Sfungjeri është një mjedis i lagësht, i mbushur me thërrime ushqimore, që është ideal për lulëzimin e mikroorganizmave.

Në vitin 2017, Markus Egert, mikrobiolog në Universitetin Furtwangen në Gjermani, publikoi një studim të thelluar mbi mikrobiomën bakteriale të sfungjerëve të kuzhinës. Ai zbuloi se sfungjerët përmbanin 362 lloje të ndryshme mikroorganizmash. Dendësia e baktereve në disa raste arriti deri në 54 miliardë individë për centimetër katror, një sasi aq e madhe sa ajo që mund të gjendet në një mostër të jashtëqitjes njerëzore.

Bakteret janë të afta të mbijetojnë në kushte ekstremale, duke përfshirë thellësitë e tokës, kanalet hidrotermale që vlojnë dhe madje edhe tundrat e ngrira. Kjo është një tjetër arsye pse një sfungjer i kuzhinës mund të jetë parajsa perfekte për këto mikrobet.

Kjo nuk do të thotë që duhet ta hedhim sfungjerin nga duar, por është e rëndësishme të merremi me higjienën e tij. Kërkime të mëtejshme sugjerojnë se mund të jetë më mirë të përdorni një furçë larëse ose të pastroni shpesh sfungjerët, për të parandaluar grumbullimin e mikroorganizmave të dëmshëm.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing