Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Coca-Cola ka tërhequr disa produkte në Britani pasi partneri i saj i prodhimit, Coca-Cola Europacific Partners, njoftoi për nivele të larta të kimikateve të quajtura klorat në disa shishe dhe kana. Produkte të tilla si Coca-Cola Original Taste, Coca-Cola Zero Sugar, Diet Coke, Sprite Zero dhe disa paketa Appletiser janë tërhequr nga kafet dhe supermarketet britanike.
Tërheqja ka ardhur pas një tërheqje të gjerë të produkteve Coca-Cola në Evropë. Sipas kompanisë, rreziku i sëmundjeve është shumë i ulët. Nivelet e larta të kloratit janë zbuluar gjatë testeve rutinë në fabrikën e prodhimit në Belgjikë, dhe janë kryesisht të lidhura me përdorimin e pastruesve me klor.
Chlorati mund të shkaktojë probleme shëndetësore, veçanërisht në fëmijët dhe foshnjat, siç janë probleme me tiroiden dhe të përzierat. Sidoqoftë, Coca-Cola ka siguruar se rreziku për konsumatorët është shumë i ulët dhe kërkoi ndjesë për çdo shqetësim të mundshëm.