Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Zbulohet vlera mbresëlënëse e unazës së fejesës së Selena Gomez

Të Tjera  |  12.12.2024 Ora 17:17   
Selena Gomez ka surprizuar fansat e saj duke njoftuar se është fejuar me të dashurin e saj, producentin muzikor Benny Blanco, pas një lidhjeje të gjatë prej një viti e gjysmë.

Mirëpo është unaza e fejesës ajo që ka tërhequr vëmendje jo vetëm për bukurinë e saj, por edhe për vlerën e jashtëzakonshme që ka.
Sipas ekspertëve të diamanteve, unaza mund të ketë një vlerë prej mbi 800,000 £ (rreth 1 milion dollarë).

Laura Taylor, një argjendarie e specializuar në unaza fejesës dhe martesës në Lorel Diamonds, tha për MailOnline:
“Zgjedhja e unazës nga Benny është një dizajn i hollë dhe i përjetshëm, që përputhet në mënyrë të përsosur me stilin e Selenës.” Unaza përmban një diamant të jashtëzakonshëm të prerë, i cili vlerësohet të jetë rreth 8 karat, i vendosur në një shirit prej ari të verdhë, duke e bërë atë një simbol të veçantë të lidhjes së tyre.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing