Karriera muzikore e Beyoncé-s mund të përballet me vështirësi pas akuzave të fundit ndaj bashkëshortit të saj, Jay-Z.
Një grua e paidentifikuar ka ndryshuar padinë e saj civile, duke përfshirë Jay-Z-n si një nga personazhet që e ka përdhunuar atë pas MTV Video Music Awards në vitin 2000.
Edhe pse Jay-Z ka hedhur poshtë këto akuzat dhe ka mohuar çdo lidhje me ngjarjen, padia ka sjellë shqetësime në lidhje me ndikimin që mund të ketë në karrierën e Beyoncé-s.