Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

BBC: Shqipëria, ndër destinacionet më emocionuese të Evropës për vitin 2025

Të Tjera  |  10.04.2025 Ora 12:12   

BBC: Shqipëria, ndër destinacionet më emocionuese të Evropës për vitin 2025

Shqipëria është përzgjedhur nga BBC si një nga destinacionet më emocionuese dhe të veçanta për t’u vizituar në vitin 2025, në një listë të përpiluar nga gazetarja Stacey Leasca që përfshin vende të pazbuluara, larg turmave turistike dhe rrugëve të zakonshme.

Në artikullin e publikuar nga BBC, Shqipëria cilësohet si një destinacion që po fiton vrull të jashtëzakonshëm falë përzierjes unike të historisë, bregdetit të paprishur dhe zhvillimit të shpejtë të sektorit të turizmit.

“Shqipëria po bëhet shpejt e njohur për përzierjen e saj të historisë me bregdetin e paprishur dhe skenën në zhvillim të ushqimit dhe verës,” thekson Kimberly Denison, këshilltare e udhëtimeve, për BBC.

Vetëm në vitin 2024, vendi priti 11.7 milionë vizitorë ndërkombëtarë – një rekord historik që reflekton rritjen e interesit global për arratisjet autentike mesdhetare. Kjo rritje është ndihmuar nga lehtësimet në vizat, zgjerimi i linjave ajrore dhe investimet në infrastrukturë turistike.

Artikulli veçon qytetin historik të Gjirokastrës (UNESCO), rivierën shqiptare me plazhe të pacenuara, vreshtat e Beratit dhe zhvillimet luksoze si hoteli “Green Coast” afër Butrintit. Po ashtu, përmendet edhe Marriott-i i ri në marinën e Vlorës, i cili pritet të hapet në vitin 2028, si një sinjal i qartë për të ardhmen e Shqipërisë në turizmin luksoz.

Përveç bregdetit, artikulli thekson edhe mundësitë për ecje dhe aventura në Bjeshkët e Nemuna dhe zona të brendshme alpine, duke e bërë Shqipërinë një destinacion të kompletuar për të gjitha shijet.

Në listën e BBC për vitin 2025 janë përfshirë gjithashtu edhe destinacione si Pulia (Itali), Bregu Alentejo (Portugali), Andermatt-Sedrun-Disentis (Zvicër), Riviera Franceze, Sllovenia, Peloponezi (Greqi), Parisi dhe bregdeti perëndimor i Suedisë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing