Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një shqetësim i ri po qarkullon në mesin e ekspertëve të shëndetit publik në SHBA – frika se mos qëndrimet anti-vaksinë, që tashmë po shfaqen edhe brenda vetë qeverive federale dhe shtetërore, mund të ndikojnë në aprovimin e vaksinave të reja dhe premtuese që po presin dritën e gjelbër nga autoritetet.
Javën e kaluar, FDA – Administrata e Ushqimit dhe Barnave – vendosi të shtyjë aprovimin e plotë të vaksinës së Novavax kundër Covid-19, edhe pse ishte në rrugë të mirë për t’u miratuar. Kjo vaksinë ka qenë në përdorim që nga viti 2022 me autorizim emergjent, por tani kërkohet më shumë të dhëna para një vendimi përfundimtar.
Kjo shtyrje ka ardhur pak muaj pasi administrata e dytë e Trump mori detyrën, dhe ka ngritur pikëpyetje të mëdha edhe për një tjetër vaksinë që pret miratim: vaksina e gjeneratës së re nga Moderna, me emrin mRNA-1283, për të cilën pritet një vendim deri më 31 maj.
Për momentin, shumë ekspertë po shprehen të shqetësuar se proceset shkencore po preken nga presione politike – dhe se kjo mund të ndikojë në qasjen që publiku do të ketë ndaj mbrojtjes nga sëmundjet në të ardhmen.