Qendra Kosovare për Studime Gjinore në partneritet me Ambasadën e Holandës në Kosovë, organizon shfaqjen e filmit “Nice Ladies” dhe një panel diskutimi mbi të drejtat e njeriut nga perspektiva gjinore.
Eventi do të mbahet me datë 5 dhjetor, duke filluar nga ora 16:00, në Kino Armata, Prishtinë. Filmi “Nice Ladies” është një histori mbresëlënëse që trajton përvojat dhe sfidat e grave gjatë luftës në Ukrainë.
Pas shfaqjes së filmit, do të zhvillohet një panel diskutimi ku paneliste të fushave të ndryshme do të ndajnë pikëpamjet e tyre mbi të drejtat e grave dhe rëndësinë e perspektivës gjinore në të gjitha aspektet e jetës.
Ju mirëpresim! *Ky aktivitet do të realizohet me mbështetjen financiare të Ministrisë së Punëve të Jashtme Holandeze.