Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rreth 60 cm bora në disa pjesë të New Yorkut, paralajmërohet për kushte atmosferike të rrezikshme

Të Tjera  |  02.12.2024 Ora 7:51   

Autoritetet lokale kanë paralajmëruar për kushte të rrezikshme për udhëtarët e Ditës së Falënderimeve që përpiqen të kthehen në shtëpi.

Në SHBA, reshjet e para të mëdha të borës të sezonit kanë mbuluar qytetet përgjatë liqenit Erie.

Moti i acartë pritet të vazhdojë edhe javën e ardhshme, duke shkaktuar probleme në rajonet e Liqeneve të Mëdha, Rrafshnalta dhe Midwest.

Rreth 60 centimetra borë ranë në disa pjesë të Nju Jorkut, Ohajos dhe Miçiganit, dhe 73 centimetra u regjistruan në skajin veriperëndimor të Pensilvanisë.

Autoritetet lokale kanë paralajmëruar për kushte të rrezikshme për ata që udhëtojnë për Ditën e Falënderimeve dhe përpiqen të kthehen në shtëpi.

“Udhëtimi do të jetë jashtëzakonisht i vështirë dhe i rrezikshëm këtë fundjavë, veçanërisht në zonat ku mund të grumbullohen disa metra dëborë shumë shpejt”, tha Shërbimi Kombëtar i Motit.

Një pjesë e I-90 në Pensilvani u mbyll, ashtu si edhe korsitë drejt perëndimit të Nju Jorkut.

Rritja e rrymave ajrore të Arktikut gjatë kësaj jave solli temperatura më shumë se 10 gradë nën mesataren në Rrafshnaltën Veriore, sipas Shërbimit të Motit, i cili lëshoi paralajmërime për mot të ftohtë për pjesë të Dakotës së Veriut.

Rryma e ftohtë ajrore pritet të lëvizë në lindje të Shteteve të Bashkuara deri sot.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing