Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës ka ftuar qytetarët që marrin pjesë në “Ditën e hapur”, që do të mbahet me rastin e Ditës së Forcës, më 27 nëntor, nga ora 10:00 deri në ora 14:00.
Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, nga ora 12:00, do të jenë të pranishëm udhëheqësit më të lartë shtetërorë, të cilët do të kanë adresim për media duke filluar nga ora 13:00.
Gjatë kësaj dite, do të keni mundësinë të vizitoni kazermat e FSK-së në Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozatin, ku do të prezantohen dhe demonstrohen aftësitë dhe kapacitetet ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës. /Telegrafi/