Muzikanti dhe tekstshkruesi, Brian May së fundmi pësoi një goditje "të vogël".
Kitaristi 77-vjeçar zbuloi në një video në faqen e tij zyrtare të martën se ai u dërgua me urgjencë në spital një javë më parë pasi nuk ishte në gjendje të përdorte krahun e majtë.
Muzikanti i rock-ut i siguroi fansat se tani është me mirë dhe se ka rifituar lëvizjen e plotë në krah.
“Lajmi i mirë është se mund të luaj kitarë pas ngjarjeve të ditëve të fundit”, tha ai, duke demonstruar lëvizjet e gishtave duke luajtur kitarë.