Vepra e mjeshtrit të shekullit të 16-të Titian pritet të shitet nga 15 deri në 25 milionë dollarë në ankand Një pikturë e e mrekulleshme e mjeshtrit të epokës së Rilindjes, Titian, e raportuar e vjedhur në vitin 1809 dhe më pas përsëri në 1995 – po nxirret në ankand pasi është gjetur brenda një qeseje në një ndalesë autobusi në Londër.
Piktori i famshëm Venecian besohet se ka pikturuar kuadrin “Pushim gjatë rrugës për në Egjipt” në vitin 1508 kur ishte vetëm 20 vjeç. I pikturuar në një panel të drunjtë rreth 70 cm të gjerë, punimi përshkruan virgjëreshën Mari duke mbajtur Jezusin e vogël teksa Jozefi është duke i shikuar.
Vepra është dokumentuar fillimisht nga një tregtar Venecian erëzash në fillim të shekullit të 17-të dhe më pas është zotëruar nga disa aristokratë e familje mbretërore të Evropës.
Pikura raportohet se është vjedhur dy herë gjatë historisë së saj, fillimisht nga pallati Belvedere në Vienë nga ushtria e supozuar e Napoleon Bonaparte dhe më pas në vitet 1990-të nga pallati aristokrat britanik Longleat House, selia e markezit të Bath, në lindje të Anglisë.
Në faqen e ankandeve Christie’s thuhet se piktura vlerësohet për “
skenën familjare të përshkruar me ngjyra të ndezura dhe me sfondin natyral prapa subjekteve njerëzore”.
Pesë vjet pas zhdukjes së fundit në 1995 piktura u gjet nga policia në një qese plastike, në një ndalesë autobusi në Richmond pranë qendrës së Londrës, shkruan
The Guardian.