Taylor Swift ndërpreu shfaqjen e saj në Edinburg, Skoci të premten për të ndihmuar një fanse në ankth.
Ndërsa performonte një koncert turne Eras në stadiumin Murrayfield në kryeqytetin skocez, ajo ndaloi këngën e saj, Would've Could've Should've, për të thirrur për ndihmë anëtarit të audiencës.
“Ne kemi nevojë për ndihmë pikërisht përballë meje, të lutem,”, tha superylli i popit në një video të shpërndarë nga fansat në TikTok. Nuk do të vazhdoj të këndoj – vazhdoi super ylli.
Këngëtarja e Bad Blood vërtetoi se fansja nuk kishte nevojë për ndihmë shtesë.
Swift përfundon pjesën e turneut të saj në Edinburg përpara se të shkojë në Liverpool dhe stadiumin Anfield të enjten.