Reperi kanadez Drake ka zbuluar se po punon për një album të ri solo, të cilin e përshkroi si “një bombë”.
Në një livestream me Adin Ross, ai tha: “Po punoj në një album të ri.”
Ky projekt vjen pas bashkëpunimit të fundit me PARTYNEXTDOOR në albumin ”$ome $exy $ongs 4 U”, që kryesoi top-listat në shkurt.
Drake ka paralajmëruar se ky kapitull i ri mund t’i bëjë fansat të ndihen “të parehatshëm”.
Ai gjithashtu u shpreh për rivalitetin me Kendrick Lamar, duke theksuar se nuk është tip konfrontues, por kjo “lojë” është bërë shumë e tensionuar kohët e fundit.
Ndërkohë, Drake ka anuluar koncertet në Australi dhe Zelandë të Re për shkak të një “konflikti orari”, por ka premtuar se do të rikthehet me data të reja për turneun ‘Anita Max Win’.