Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sipas Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike të SHBA-së (NOAA), temperaturat në Oqeanin Paqësor tropikal janë rritur ndjeshëm dhe kanë kaluar pragun që përcakton këtë fenomen.
Ekspertët paralajmërojnë se ekziston mundësia që ky El Niño të jetë ndër më të fortët e regjistruar, gjë që mund të ndikojë në rritje të mëtejshme të temperaturave globale në vitin 2027 dhe të shkaktojë mot ekstrem në shumë rajone të botës.
Fenomeni mund të sjellë reshje të mëdha në disa zona si Amerika Jugore dhe Afrika Lindore, ndërsa thatësira dhe zjarre në Australi, Indonezi dhe pjesë të tjera të globit.
Shkencëtarët theksojnë se efektet e El Niño po ndodhin në një planet tashmë të ngrohur nga ndryshimet klimatike, duke e bërë ndikimin e tij edhe më të fortë dhe më të paparashikueshëm.