Këngëtarja Meghan Trainor është rikthyer me muzikë të re.
Kantautorja 30-vjeçare publikoi ditën e sotme albumin e saj të gjashtë të titulluar “Timeless”.
Timeless përmban këngët “Been Like This” me T-Pain dhe “To the Moon”, së bashku me 14 këngë të tjera, duke përfshirë “Crushin” me Lawrence dhe “Love on Hold” me T-Pain.
“TIMELESS është publikuar tashmë!!!
Ky album do të thotë gjithçka për mua dhe tani është i yti,” shkroi Trainor në Instagram.
Trainor performoi “To the Moon” dhe “Been Like This”, dy këngë nga Timeless, në episodin e së premtes në Today.
“Timeless” shënon albumin e parë të Trainor që nga “Takin’ It Back” në tetor 2022.
Këngëtarja do të promovojë albumin me një turne të ri që fillon më 4 shtator në Cincinnati dhe përfundon më 19 tetor në Inglewood, Kaliforni.