Demi Moore dhe Joe Jonas kanë nxitur së fundmi spekulime për një lidhje dashurie.
Aktorja dhe këngëtari janë parë duke shijuar një drekë së bashku në një hotel në Francë, dhe thuhet se u njohën në Festivalin e Filmit në Kanë pas një performancë të Jonas.
Megjithatë thashethemet për një romancë janë mohuar nga një burim tjetër, duke theksuar se marrëdhënia e tyre është miqësore.
Artisti më parë ka përfunduar lidhjen e tij pesëmujore me aktoren Stormi Bree.
Para saj, ai ka qenë katër vjet i martuar me aktoren Sophie Turner, 28 vjeçe, me të cilën ka dy fëmijë.