Selena Gomez lë të kuptohet për shtatzëninë: fustani i tapetit të kuq të Festivalit të Filmit në Kanë ndez thashethemet
Duket se shtatzënia po e ‘ndjek’ Selena Gomez. Aktorja amerikane ndodhet këto ditë në Francë, në Festivalin e Filmit në Kanë. Filmi i saj i fundit është paraprirë nga lajmet se ish-partneri i saj Justin Bieber është në pritje të fëmijës së parë me partneren e tij aktuale.
Reagimi i Selenës (në rrjetet sociale) ishte të postonte në rrjetin e saj social Instagram një foto me partnerin aktual Benny Blanco, të kapur për dore, por ajo nuk bëri asnjë deklaratë për këtë. Disa ditë më vonë, ishte Benny ai që tha se do të dëshironte të krijonte një familje me Selenën, përfshirë fëmijët. Diçka që u prit nga fansat si përgjigje, ndaj njoftimit të ish-partnerit të saj Bieber.
Selena shkoi në Francë për të prezantuar filmin e saj dhe u shfaq në tapetin e kuq me një fustan, i cili u komentua shumë në rrjet, përfshi shtatzëninë.
31-vjeçarja dukej spektakolare me një fustan bardh e zi që vinte në pah figurën e saj, të plotësuar nga një gjerdan elegant. Megjithatë, në veçanti ra në sy një detaj: duart e Selenës që mbulonin barkun dhe një fryrje e dukshme në stomak.
Për momentin, Gomez duket shumë e fokusuar në prezantimin e filmit të saj dhe lançimin e librit të gatimit të partnerit të saj, Benny Blanco. Asnjëri prej tyre nuk i ka konfirmuar apo mohuar këto thashetheme.