Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Shfaqja e modës “Victoria’s Secret” rikthehet pas 6 vitesh

Të Tjera  |  17.05.2024 Ora 17:16   
Është koha që entuziastët ndërkombëtarë të modës të përgatiten pasi një nga shfaqjet më të mëdha të modës në botë, Victoria’s Secret do të rikthehet këtë 2024 pas një pauze 6-vjeçare.

Shfaqja, e cila është bërë e famshme në botë, ka paraqitur disa nga modelet më të paguara, duke përfshirë Adriana Lima, Naomi Campbell dhe Bella Hadid, ndërsa në pistë si të ftuar specialë kanë performuar gjithashtu yje të muzikës botërore si Rihanna, Taylor Swift dhe Justin Bieber.

“Victoria’s Secret Fashion Show 2024 do të ofrojë pikërisht atë që kërkojnë klientët tanë, shkëlqim, pasarelë, mode dhe argëtim, të gjitha në një dritë të fortë, bashkëkohore që pasqyron se kush jemi sot,” tha një zëdhënës i kompanisë.

Sipas faqes së saj zyrtare, Victoria’s Secret është duke u kthyer pas kërkesave nga fansat dhe klientët.

Shfaqja e fundit e modës së Victoria’s Secret u mbajt në vitin 2018.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing