Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Jennifer Lopez vishet me fustanin e krijuar nga stilistja shqiptare, Diana Qerimi

Muzikë  |  06.05.2024 Ora 17:26   
Yjet po bëhen gati tashmë për ceremoninë më të madhe të modës, Met Gala 2024.

Është mësuar tashmë që Jennifer Lopez, Zendaya, Bad Bunny dhe Chris Hemsworth do të shërbejnë si organizatorë të ngjarjes më të rëndësishme të modës.

Përpara eventit prestigjioz është organizuar një darkë nga Anna Vintour, ku natyrisht se nuk munguan disa nga yjet kryesore.
JLo si një ikonë e modës dhe stilit edhe këtë herë ka mahnitur me paraqitjen.

Dukja e veçantë e artistes është realizuar nga stilistja e njohur shqiptare, Diana Qerimi.

Ajo u shfaq me një fustan të zi elegant me dekolte të hapur, i cili është i kompletuar edhe me detaje kristali.

Ylli i “Hustlers” e përfundoi ‘look’-un me varëse me diamante shkëlqyese, duke zgjedhur një model flokësh të kapur për të tërhequr vëmendjen tek grimi i saj i përsosur.

Për punën e mrekullueshme, Diana ka marrë reagime të shumta, duke u përgëzuar për një tjetër arritje e sukses.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing