Këngëtarja shqiptare Dua Lipa po korr suksese me albumin e ri “Radical Optimsm”, duke shënuar javën debutuese më të suksesshme për një artiste britanike qe tre vjet.
“Radical Optimism” e Dua Lipës pati 46.300 shitje në shtatë ditët e para të lansimit, më së shumti për një britanike që nga albumi “30” i Adeles.
Albumi i Duas gjithashtu ishte më i suksesshmi se çdo artist tjetër në javën debutuese deri më tani këtë vit, duke kaluar albumin e Liam Gallagherit dhe John Squiret që patën 39.400 shitje në mars.
“Radical Optimist” bëhet albumi i parë i Duas që renditet i pari në javën e parë në Britani. “Future Nostalgia” e vitit 2020 mori vendin e parë në javën e dytë të lansimit në vitin 2020.
Albumi i këngëtares me prejardhje shqiptare gjithashtu është në krye të “Vinyl Albums Chart”, që përmbledh albumet më të shitura në shtatë ditë në të gjithë Britaninë.
“Radical Optimism” që u lansua në fillim të majit ishte albumi i tretë i Lipës.