Camilla Cabello shkoi në “Met Gala” dhe tërhoqi të gjithë vëmendjen me një detaj të vetëm.
Me flokë biondë dhe një fustan me 250,000 kristale, këngëtarja ishte pjesë e Met Gala-së për vitin 2024.
27-vjeçarja e stiluar nga Emma Chamberlain, Jared Ellner, i ishte përmbajtur më së miri kodit të veshjes: ‘Kopshti i kohës’. Në paraqitjen e saj magjepsëse, në fakt ishte çanta e saj prej akulli që tërhoqi vëmendjen e të ftuarëve por edhe fansave në rrjetet sociale.
‘Mirë e ke dorën?’ – kishte shkruar njëri prej tyre.
Me anë të një story në ‘Instagram’ ajo shpjegoi se çanta e akullit jepte mesazhin se ‘gjithçka është e shpejtë’.
Por nuk është hera e parë që Camila na mahnit me look-un e saj në Met Gala, pasi edhe më parë e ka bërë, përfshirë dukjen e saj në vitin 2021, krah Shawn Mendes. Megjithatë, ky vit shënon një fillim të ri për të, pas mungesës vitin e kaluar.