Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Dua Lipa shfaqet si prezantuese në "Saturday Night Live" - në publik nuk mungojnë as prindërit e saj

Muzikë  |  06.05.2024 Ora 17:24   
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, di gjithmonë se si të marrë vëmendje.

Ajo ka prezantuar, kënduar dhe luajti në skeçet e “Saturday Night Live” në episodin e 49-të të spektaklit të famshëm amerikan.
Artistja me origjinë nga Kosova nisi programin duke prezantuar veten e saj: “Unë jam Dua Lipa, Dua do të thotë dashuri në shqip dhe Lipa është mbiemri im në shqip”.

Bukuroshja tutje përmendi edhe prindërit e saj, Dukagjinin dhe Anesën, të cilët ndodheshin në mes të publikut.

Teksa kamera u drejtua nga ata, prindërit e artistes u panë duke qeshur me të.

“Ata janë modernë, iu pëlqen të festojnë” dhe në një mbrëmje ndërsa ajo kishte dalë me miqtë, rastisi prindërit e saj në një klub në 3 të mëngjesit, “gjë që është e sikletshme sepse gjëja e fundit që do të shohësh kur je tapë është vajza jote”, u shpreh më tej ajo.
Këngëtarja njoftoi edhe publikimin e albumit të saj të tretë, “Radical Optimism”.

Dua nuk la jashtë vëmendjes as kërcimin e saj viral në vitin 2018 që u kritikua shumë pasi e quajtën “dembele” dhe shkruanin “jepi vajzë, vazhdo të mos na japësh gjë”.

Ajo u kundërpërgjigj dhe tha “në fakt, ju dhashë meme-n më të madhe të të gjitha kohërave”.
Gjithashtu, 28 vjeçarja performoi dy këngë të reja nga albumi: “Illusion” dhe “Happy For You”.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing