Këngëtari i njohur, The Weeknd ka dhuruar dy milionë dollarë për të ndihmuar familjet në Gaza.
Këngëtari kanadez i ka dhënë këto para në kuadër të Fondit të tij Humanitar XO, të cilin e ka themeluar për ta luftuar urinë globale.
Sipas Programit Botëror të Ushqimit, ky donacion do të sigurojë mbi një mijë e 500 tonë metrikë miell që do të përdoren për t’i bërë rreth 18 milionë bukë, të cilat mund t’i ushqejnë mbi 157 mijë palestinezë për një muaj.
Ylli i muzikës është ambasadori i vullnetit të mirë i programit të Kombeve të Bashkuara për ushqim, teksa edhe vitin e kaluar kishte bërë një donacion prej 2.5 milionë dollarësh për të njëjtin program dhe për të njëjtën kauzë.