Albumi i ri, drejt përfundimit/ Lady Gaga njoftoi fansat për albumin e shtatë në studio, nuk do të jetë rock
Teksa fansat po tregohen të paduruar për një projekt të ri nga Lady Gaga, ylli amerikan I muzikës i nxiti më shumë kuriozët duke njoftuar se po punon për të përfunduar sa më shpejt albumin e saj të 7 të në studio.
“Ndihem thellësisht e frymëzuar tani dhe jam shumë e emocionuar për gjithçka që duhet t’u tregoj fansave,” tha këngëtarja në një klip interviste të postuar në rrjetet e saj sociale
“Unë jam thellësisht mirënjohëse për emocionet e të gjithëve në krijimtarinë time”, shtoi ajo.
Ndërsa detajet se si do të tingëllojë muzika e saj e re janë të pakta, por fituesja e Oscar dhe Grammy është shprehur se nuk do të jetë rock.
Muajt e fundit Lady Gaga duke publikuar foto të saj në studion e regjistrimit, duke luajtur në piano dhe pastime ku duket se shkruan tekste edhe në shtrat.
Kanë kaluar katër vjet në fakt që nga albumi i saj i fundit, “Chromatica”, ku në qendër ishte kërcimi.
Por gjatë kësaj kohe ylli I muzikës Gaga ka qenë e zënë me filmimet e vazhdimit të filmit të shumëpritur “Joker: Folie à Deux”, i cili do të dalë në tetor.
Një vazhdim që cilësohet si muzikal, ku Lady luan Harley Quinn.