Ylli mirënjohur i Hollywoodit, Jennifer Lopez, luan në rolin e Atlas Sheperdit në filmin e ri “Atlas”, i cili do të shfaqet më 24 maj në platformën Netflix.
Në trailerin e filmit, Atlas, e cila është analiste të dhënash, bën paqe me teknologjinë ndërkohë që dëshiron të luftojë me armikun Harlan, shkruan The Hollywood Reporter.
Lopez konfrontohet me mosbesimin që ka ndaj teknologjisë në mënyrë që të bëjë një betejë kundër një personi të keq të krijuar nga Inteligjenca Artificiale (IA) që quhet Harlan, rolin e të cilit e luan Simu Liu.
Në mënyrë që ta shpëtojë të ardhmen e njerëzimit nga shkatërrimtari Harlan, Atlas fillimisht fillon t’i besojë IA-së pasi planet e mëparshme i prishen si pasojë e pabesisë ndaj kësaj teknologjie.
“Atlas kjo nuk do të funksionojë nëse nuk më beson”, thotë në trailerin e filmit, programi i IA-së që quhet Smith, ndërkohë që bashkon forcat me Atlasin kundër Harlanit.
Në filmin e regjisorit Brad Peyton luajnë aktorë si Sterling K.Brown, Gregory James, Abraham Papoola, lana Parilla dhe Mark Strong.
Producentë të këtij filmi janë vetë Peytoni, aktorja Lopez, Jeff Fierson, Joby Harold, Tory Tunnell, Elaine Goldsmith-Thomas, Benny Medina, Greg Berlanti dhe Sarah Schechter.