Këngëtarja me famë botërore, Billie Eilish, ka thënë se asnjëherë nuk ka qenë person i lumtur.
“Përgjatë tërë jetës time asnjëherë s’kam qenë person i lumtur, përnjëmend. Kam qenë person i gëzuar, por jo i lumtur. Përjetoj gëzim e të qeshura dhe gjej argëtim nëpër gjëra, por jam person në depresion”, ka thënë ajo për revistën Rolling Stone.
Billi ka kaluar beteja me depresion ndër vite ndërkohë që ka kujtuar se një kohë e pati humbur tërësisht besimin duke treguar se ka vuajtur shumë nga depresioni përgjatë tërë jetës.
"Kur ndodhte ndonjë ndjenjë e keqe, mendoja me vete se do të më kalonte, janë vetëm valë dhe kalojnë. Kjo gjë gjithnjë më ka ofruar rehati e këtë herë mendoj se nuk më intereson më fare. As që dua të më përmirësohet gjendja”, ka shpjeguar ylli.
Ajo tutje ka treguar se ka pasur momente kur ka thënë me vete se nuk është argëtuar qe shtatë vjet.
“Kisha disa iluzione, sepse cili 17-vjeçar shkon në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘Grammy’ e i fiton pesë shpërblime? Por në jetë, e kam kuptuar se s’kam edhe aq përvojë”, ka thënë Billie.
Kohët fundit ajo thotë se po del me shoqëri e po shkon nëpër ndeja të ndryshme por se frikësohet nga njerëzit e nga bota.
“Thjesht është frikësuese për dikë si unë edhe nëse nuk është e tillë, ndihem ashtu se të gjithë më shikojnë e me filmojnë ndërkohë që ndihem e pambrojtur. Duke pasur këto mendime kam vendosur të bëj gjërat që më frikësojnë më shumë. Po e luftoj këtë ndjenjë dhe po ekzistoj në botë”, ka thënë ajo.