Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Eurovisioni këtë vit do të organizohet me masa të shtuara sigurie - priten protesta të mëdha kundër përfaqësueses së Izraelit

Muzikë  |  25.04.2024 Ora 9:28   
Suedia do të presë këtë vit Eurovisionin me masa të shtuara sigurie për vizitorët, mes protestave të planifikuara kundër pjesëmarrjes së Izraelit.

Konkursi, më i madhi në botë i këtij lloji, mbahet sivjet në Malmo me datat, 7-11 maj dhe pritet të tërheqë 100 mijë vizitorë në qytetin e tretë më të madh të Suedisë, i cili ka një popullsi të madhe myslimane, shkruan Reuters.

Organizatorët planifikojnë një homazh të veçantë për grupin suedez të popit ABBA, i cili fitoi Eurovisionin 50 vjet më parë.
Unioni Evropian i Transmetimit (EBU), që organizon konkursin, ka refuzuar thirrjet që Izraeli të përjashtohet për shkak të luftës në Gaza.

Polemikat mbi konfliktin kanë goditur tashmë ngjarje të ndryshme kulturore në të gjithë Evropën.

Fokusi më i madh do të jetë tek konkurrentja izraelite Eden Golan, pasi protesta të shumta të mëdha pro-palestineze janë planifikuar jashtë eventit të Eurovisionit në Malmo.

Izraelit iu lejua pjesëmarrja pasi pranoi të modifikonte tekstin e këngës me titullin fillestar “Shiu i Tetorit”, për të cilin EBU tha se i referohej sulmeve të Hamasit në Izrael më 7 tetor.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing