Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ish-bashkëshortja e Elvis Presley : E kam falur tradhtinë, çdo grua e çdo vajzë vraponte pas tij

Muzikë  |  26.03.2024 Ora 19:51   
 
Në një intervistë të sinqertë për revistën “People”, Priscilla Presley ka shprehur dashurinë dhe admirimin e saj të padiskutueshëm për të ndjerin bashkëshort, Elvis Presley.
 
Pavarësisht se legjenda e muzikës së rock ‘n’ roll e kishte tradhtuar atë disa herë, Priscilla vijon të ruajë respektin dhe dashurinë për figurën dhe trashëgiminë e tij.

“Mundësi që të flinte me vajza të tjera ai kishte vazhdimisht. Sa herë të donte. Edhe kur shkonte nëpër turne, fanset e dinin se po shkonte në qytetin e tyre dhe i bënin oferta pa pushim” – tregoi Priscilla.

“Por mos më keqkuptoni, asnjëherë s’kam reshtur së dashuri Elvisin, deri në ditët e sotme. Ai ishte një njëri i jashtëzakonshëm. Kishte zemër të madhe, por, fatkeqësisht ai ishte Elvis Presley, dhe çdo grua e çdo vajzë vraponte pas tij” – shtoi ajo.
 
Aktorja e njohur ishte vetëm një adoleshente prej 14 vjeç kur e takoi për herë të parë ikonën e muzikës në Gjermani. Dashuria e tyre u kurorëzua me martesë në vitin 1967, duke sjellë në jetë një vajzë bashkë.
 
Megjithatë, lumturia e tyre si çift nuk zgjati dhe ata u ndanë më 1975 pas tetë vitesh bashkëjetesë.
 
Edhe pas ndarjes, lidhja e tyre vazhdoi të mbetej e veçantë, duke qenë se ata mbetën miq të ngushtë deri në fundin tragjik të Elvisit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing